Dy analistët Shkëlzen Gashi dhe Valon Syla janë përplasur ashpër gjatë depatit sonte.
Derisa Gashi e ka kundërshtuar, siç ka thënë ai, nënshtrimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Syla ka menduar ndryshe.
Syla ka deklaruar se për Kosovën SHBA është ekzistenciale.
“Më tmerron kjo me iu nënshtru si bebe Amerikës”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.
“Këta i bëjnë dëm vendit shumë”, ka deklaruar ai më tutje.
Në një moment, Gashi i është drejtuar Sylës, duke i thënë: “Ta hjeki mikrofonin krejt t’u bërtit, a merr vesh?”.