“Publiku më këndoi këngë serbe që s’i dija, e mësova dhe e këndova”. Këngëtarja shqiptare, Silvana Rusi, ka ndarë për publikun një përvojë në një nga mbrëmjet ku performon muzikë live, raporton Gazeta Sinjali.
Rusi është shprehur se publiku ka kërkesa të ndryshme për këngët, duke u përballur kështu edhe me një kërkesë për të kënduar një këngë serbe. “Rasti i fundit është kënga serbe ‘Lane moje’, nuk e dija, jam detyruar e kam mësuar dhe e kam kënduar”, u shpreh ajo në “ABC e Mëngjesit”.
Shiko videon: