Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi zbuloi gjatë ditës së sotme ka treguar se disa prej hiteve të tij si “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, “Me sy mbyllur” nuk gjenden më në Youtube.
Përmes një video, ai është shprehur ndër të tjera: “Sa lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme. Thosha me veten time në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar.”
Mirëpo, menjëherë pas kësaj deklarate, të gjithë fansat e tij, janë shqetësuar dhe kanë dashur të mësojnë më shumë. Si pasojë, Flori është detyruar të bëjë një video nga makina, ku ka thënë se do sqarojë si qendron e vërteta mbrëmjen e sotme përmes një video në Instagram.
“Kam pasur trafik mesazhes, telefonatash, në Whatsapp, në Instagram. Edhe gazetarët më kanë kërkuar prenoncime, të bëjë intervista. Të gjithë ju që më keni shkruar shumë, po shumë, meritoni një rrëfim. Meritoni një takim me mua, në mos live, në video, në audio. Sonte në Instagram, si thoni?”, shprehet Flori.