




Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitete që të garantojë siguri në rast se strukturat paralele serbe destabilizojnë Veriun.
“Policia e Kosovës ka kapacitete për ta ruajtur sigurinë në rast se cenohet nga strukturat paramilitare serbe”, ka thënë Bajqinovci DPt te Fidani në T7.





Bajqinovci po ashtu ka kërkuar unitet politik në raste kur rrezikohet siguria e Kosovës.
Thotë se në kohën kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dëshiron ta destabilizojë Kosovën duhet unifikim.
Thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendime legale, duke thënë se qëllimi i kryeministrit Albin Kurtit është ruajtja e stabilitetit.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do të ketë konfrontim të armatosur, përkundër se mendon që mund të ketë përpjekje. /Express