Vuçiq: Kurti na poshtëroi në Berlin, deklaroi se nuk ka marrëveshje për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po thotë se kryeministri Albin Kurti, e ka poshtëruar atë dhe popullin serb, në procesin e Berlinit.

Kjo siç specifikoi Vuçiq, meqë Kurti, ka deklaruar se nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, transmeton klankosova.tv.

”Atë ditë në Berlin, për të na poshtëruar neve deri në fund, popullin tonë dhe ndërkombëtarët, Kurti deklaroi se nuk ka marrëveshje për Asociacionin në Prishtinë”.

Më pas Vuçiq i cilëson kërcënime vendimet e Kurtit për çështjen e targave.

”Anëtarët e QUINT-it, po mashtrojnë publikun se ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Ata nuk kanë të drejtë të marrin targa dhe vetura nga serbët. Anëtarët e QUINT-it nuk e kuptojnë ndryshimin midis targave RKS dhe KS. Po bëjnë budallallëqe, e dinë”, deklaroi Vuçiq.