Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe ka nxitur reagime të shumta, madje edhe reagime ndërkombëtare.
Serbët fillimisht kanë provokuar duke ua djegur veturat atyre serbëve që luajal ndaj Kosovës, që i kanë regjistruar me RKS.
Ndërkohë, situata ka marrë rrjedhë dramatike, pasi serbët e orkestruar nga Beogradi në zbatim të programeve serbomëdha në përpjekje për ta fajësuar Kosovën në dialog, i kanë braktisur thuaja të gjitha institucionet e Republikës tonë, nga ato politike deri tek ato të drejtësisë.
Por, para këtyre zhvillimeve Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, u duk se morën mbështetje të papritur nga Britania e Madhe. Kryeministri Kurti u ftua nga Qevberia britanike, ku pati takime të shumta, kryesorin me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Vizita u bë në kulmin e tensioneve dhe kërkesave fillimisht nga Kuinti, që të shtyhej për 10 muaj vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e targave ilegale, edhe pas një vendimi me shkallëzim.
Në ndërkohë, pas kthimit nga Britania e Madhe, erdhi mbështetja e parë publike e plotë për vendimin e shkallëzuar për ndalimin e targave ilegale serbe, nga ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ambasadori Abbott, tha se, vendim i Qeverisë së Kosovës është legjitim.
Sipas tij, është vepër penale zjarrvënia e veturave që janë të regjistruara në RKS.
“Zjarrvënia ndaj pronës së individëve që kanë regjistruar automjetet e tyre në targa RKS është vepër penale dhe mënyrë e gabuar për të shfaqur pakënaqësi ndaj politikës legjitime të Qeverisë”, ka thënë Abbott.