




Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.
Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës.
Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut.





Në këtë artikull do të mësoni më shumë për efektet anësore të përdorimit të tepruar të vajit të peshkut.
Studimet, sugjerojnë se konsumi i tepërt i acideve yndyrore mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët.
Kjo ndodh sepse dozat e mëdha të acideve yndyrore stimulojnë prodhimin e glukozës.
Ajo nxit rritjen e nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë afatgjatë.
Gjakderdhja





Ekspertët thonë se marrja e dozave të mëdha të vajit të peshkut pengon mpiksjen e gjakut.
Një gjë e tillë besohet të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe njeriu të ketë më shumë gjakderdhje nga hunda apo mishrat e dhëmbëve.
Tensioni i ulët i gjakut
Acidet yndyrore omega-3 ulin tensionin e gjakut.
Ndaj njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit duhet të frenohen nga dëshira për ta tepruar me vajin e peshkut.
Urthi





Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të zbusin simptomat e urthit, por dozat e larta kanë efekt të kundërt.
Tek disa njerëz, ato shkaktojnë të përziera, probleme me tretjen dhe urth.
Pagjumësia
Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Por nëse ju e teproni me vajin e peshkut atëherë me gjasë do të vuani nga pagjumësia.