Një ngjarje qesharake ka ndodhur me mesfushorin kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, që në një intervistë për BT sport pas fitores së skuadrës së tij, duke parë atmosferën dhe thirrjet me emrin e tij nga tifozët, harroi për një çast që është në transmetim, duke përdorur fjalën F**king dhe intervistuesi e ndali menjëherë duke u pasur me kërkim falje nga të dytë.
Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Chelsea, për të vazhduar kryesimin në Premierligë, dhe si në çdo ndeshje edhe këtu la gjurmët e tij Xhaka, i cili po kalon në një formë të shkëlqyer.
Gjatë intervistës pas ndeshjes, Xhaka me të parë thirrjet nga tribuna, tha: ‘Fucking unbelievable atmosphere’, që në shqip do të thotë atmosferë e çmendur, por që në gjuhën angleze tingëllon më keq dhe intervistuesi nga BT Sport ia ndërkreu fjalën duke kërkuar falje për shprehjen.