




Mane ka qenë ndoshta personaliteti më popullor në Senegal për disa vite për shkak të gjithçkaje që ai bën për njerëzit e vendit të tij. Ai shpenzon shuma të mëdha parash për ndihma humanitare, veçanërisht në qytetin e tij të lindjes, Bambali.





Vitet e fundit ai ndërtoi një shkollë dhe një spital në vendlindjen e tij, ndërsa së fundi vendosi të ndërtojë një pikë karburanti dhe një postë për t’ua lehtësuar jetën bashkëqytetarëve, shkruan LIG Sport.
Megjithatë, qëllimi i veçantë i Mane është të ndihmojë fëmijët në Senegal dhe në qytetin e tij të lindjes. Ai e di se në çfarë lloj varfërie po rriten, sepse e ka kaluar vetë dhe përpiqet t’i ndihmojë me çdo mundësi.