Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se kryetarët e komunave me shumicë serbe, që dhanë dorëheqje, i kanë tradhëtuar qytetarët e tyre.
Përmes një cicërime në tëitter, Vela, thekson se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.
”Vetëm zgjedhjet dhe ligjet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar Vela.