Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq gjatë protestës së sotme ka thënë se po luftojnë për paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Luftojmë për paqe, për stabilitet. Edhe për serbët edhe për shqiptarët edhe për boshnjakët edhe goranët e të gjithë të tjerët”, tha Simiq.
Ai foli edhe për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili tha se nuk ka komuna serbe në Kosovë, por ka komuna me shumicë serbe.
“Para disa ditësh, Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës. Në fund dua të theksoj se barra e kësaj beteje për popullin serb i takon personit që ndoshta ka barrën më të madhe për disa vite, vetëm se do dhe e mbron popullin serb dhe gjithashtu e do shtetin e vet – Serbinë, dhe për këtë ju ftoj për një duartrokitje përkrahëse për patriotin më të madh, i cili nuk iu nënshtrua presioneve, vëllain tonë Milan Radoiciqin”, tha Simiq.