




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, premtoi se do të ketë sërish rritje të pagës minimale, e sipas tij, kjo është e nevojshme për të ndihmuar qytetarët.
“Edhe pagat do vazhdojnë të rriten, do rrisim dhe pagën minimale përsëri. Ja u përsëris sipërmarrësve vazhdimisht. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta në Shqipëri se ato që deklarohen”,ka thënë Rama në një tubim me qytetarë në Lushnje.





Kreu i qeverisë shqiptare përsëriti gjithashtu vendosjen e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë në vend, të ardhurat e të cilave do të përdoren për pensionistët, për familjet në nevojë dhe kategori të tjera.