




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Dimal Basha, ka thënë se qëndrimet e opozitës janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe raportimet në media se gjoja serbët në veri i kanë bojkotuar institucionet, sepse sipas tij “kryeministri Kurti e ka refuzu kërkesën për 10 muaj”.
Sipas Bashës, serbët janë duke i bojkutuar institucionet sepse kanë marrë urdhër nga Vuçiqi, jo nga Amerika dhe se “refuzimi i kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës dhe serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona”.





“E treta, Opozita duhet ta kuptoj që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vet e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016! Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?!”, ka shkruar deputeti i LVV-së.
Basha ka theksuar se “fajin për çfarëdo destabilizimi në veri duhet faturuar Serbisë, jo Qeverisë sonë, sepse ne kemi policinë që po synon rend e ligj, kurse Serbia struktura paralele. Tani a ju duhet shpjegim shtesë se kush është destabilizuesi këtu?”
“Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!”.