Nënkryetari i Partisë Popullore Miroslav Aleksiç ka deklaruar se nuk ka asnjë rrezik nga ndërrimi i tabelave dhe ri-regjistrimi i automjeteve në Kosovë, por kjo është “shfaqje e madhe” ku Vuçiq tenton që dorëzimin e kompetencave tek Prishtina ta prezantoj si rrëmbim me forcë, ndërkohë LS është organizatë kriminale që mban serbët të okupuar, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
Sipas tij, Vuçiq dërgon aeroplanët në drona, ndërkohë që nuk ka asnjë problem, vetëm si shfaqje.
“Kam qenë në veri, gjendja është ndryshe sa paraqitet në medie, serbët përveç problemit me shqiptar, problemin më të madh e kanë me Listën Serbe, që i shantazhin dhe maltreton dhe nuk mund të punësohen as të marrin dru për ngrohje nëse nuk janë në LS” , tha Aleksiç.
LS është organizatë kriminale që mban njerëzit në okupim, ajo nuk ndihmon serbët por i dëbon nga Kosova.
“Këtë ma kanë thënë vetë ata në Lipjan, Graçanicë edhe Mitrovicë. Vuçiq e ka dorëzuar të gjitha kompetencat e Serbisë dhe ky është fakt dhe këtë e prezanton si rrëmbim me forcë” tha ai.
Ai kritikoi pushtetin e Vuçiqit edhe lidhur me gjendjen dhe situatën ekonomike në Serbi. “Serbia sot importon patate nga Franca, pemë nga Shqipëria e këto mund të i prodhoj vetë, pemët paguhen shtrenjtë ndërsa fermerët kanë ndaluar punën se nuk paguhet dhe ikin nga zonat rurale” , tha Aleksiç, duke shtuar se çdo vit në Serbi mbyllen nga 40 deri 50 shkolla.
Sipas tij, pushtet shkatërroi bujqësinë që vështirë se do marr veten ndonjëherë, nga bujqësia jetojnë 1 milionë njerëz ndërsa vetëm 3 për qind e buxhetit shkon në bujqësi, derisa në vendet e zhvilluara është mbi 30 për qind, tha ai.
Aleksiç fajësoi Vuçiqin s varfëroi popullin dhe pastaj e frikëson me masa, për të lehtësuar punën e qeverisë, përreth ka njerëz “të ndyrë”, që kanë afera sepse më lehtë i mban nën kontroll.
“Interesi i Vuçiqit për Serbinë tregohet vetëm në konferenca për medie dhe paraqitje publike, ku kinse është i shqetësuar për qytetarët, pastaj duket i mërzitur, pastaj se punon pa ndalë dhe askush nuk punon sa ai…krejt këto janë gënjshtra. Si e sheh ai Serbinë dhe si e udhëheq shihet nga ministrat dhe drejtuesit e ndërmarrjeve” përfudnoi Aleksi.