Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, i ka quajtur “histeri kolektive” reagimet kundër presidentes Vjosa Osmani, e cila ka zgjedhur të kryejë intervenim kirurgjik në një spital privat e jo në institucionet shtetërore.
Ajo ka thënë se çdo pacient ka të drejtë të zgjedhë spitalin dhe mjekun që do ta trajtojë.
“Histeri kolektive! Çdo pacient ka të drejtë të zgjedhë vet mjekun dhe spitalin.
Zyrtarët duhen kritikuar për gjëra esenciale, jo kot”, ka shkruar Lama në një postim në Facebook.
Presidentja Osmani, dje i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në një spital privat – ku hoqi tëmthin (idhëzen), mirëpo po kritikohet pasi i njëjti intervenim kryhet edhe në QKUK.