Një infermiere tregon se si i ofronte përkujdesje e dashuri të moshuarës që u sulmua fizikisht

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të mërkurën Kosovën kur në shtëpinë e të moshuarve, një infermiere shfaqet duke abuzuar me një të moshuar, derisa tri të tjera qëndrojnë indiferente madje njëra prej tyre po regjistronte pamjet.

Policia e Kosovës arrestoi infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, nën dyshimet për dhunë fizike ndaj një gruaje të moshuar.

Qendra për kujdes ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se ka pezulluar nga puna katër infermiere lidhur me këtë rast.

Video regjistrimi i shpërndarë në rrjetet sociale, nxiti reagime në shkallë të gjerë të institucioneve e veprimtarëve humanitarë.

Mirëpo e moshuara në fjalë kishte edhe qaste të mira me infermieret në qendrën në fjalë.

Kjo së paku duket në disa video tjera që kanë publikuar disa infermiere të asja qendre.

“Shpirt, dritë e zemër, o çika jeme”, i drejtohej e moshuara një infermiere derisa nuk mungonte dashuria reciproke./Telegrafi/