Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e kanë lejuar vazhdimin e seancës edhe pas kthimit nga pauza të Kuvendit Komunal të Podujevës të enjten.
Asamblistët e LDK-së e kanë penguar kryesuesin e Kuvendit të udhëheq seancën, duke ia larguar mikrofonin, ia kanë dëmtuar letrat dhe e kanë lëshuar me zë të lartë himnin e Kosovës.
Kuvendi i ka miratuar disa nga pikat e rendit të ditës me gjithë pengesat dhe zhurmën e krijuar në sallë. Por, pas disa pikave të kaluara në shpejtësi, kryesuesi është detyruar të dalë nga salla dhe është zhvendosur në zyrën e tij.
Asamblistët e LDK-së po presin para zyrës së tij.
Seanca është shtyrë për të hënën.