




Një ngjarje e rëndë u publikua në rrjetet sociale ditën e sotme, teksa një infermiere godiste një grua të moshuar në një azil në Pejë. Ky lajm tronditi trojet shqiptare, teksa të gjithë kërkonin dënimin e katij akti çnjerëzor. Ka qenë vetë futbollisti me origjinë shqiptar, Granit Xhaka që ka reaguar mbi rastin e sotëm.





Ai deklaroi se infermierja në fjalë nuk përfaqëson kulturën e shqiptarëve. “A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndjerë keq si kurrë më parë. Këta monstra nuk përfaqësojnë vendin tonë” – shkruan mes të tjerash Xhaka