Djali i të moshuarës: Nënën do ta marrë në Belgjikë, nuk do ta lë në duart e askujt

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë, ku infermierja Aurona Pelaj, u shfaq duke dhunuar një grua të moshuar në shtëpinë e të moshuarve, ka ardhur edhe reagimi i djalit të saj.

Ai tha në një lidhje telefonike për “Shqipëriia Live” se ka ardhur nga Belgjik sapo ka mësuar ngjarjen dhe se nuk do ta lëjë nënën e tij në duart e askujt.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Pas kësaj Policia arrestoi tre infermierët, ndërsa e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra nga familjarët.