




Një detare që po bëhej gati të futej në ujë u kap nga kamera, për pak sa të përfundonte në gojën e një peshkaqeni kurioz. Siç shkroi “Upi” të mërkurën, pamjet u filmuan nga detarja Ocean Ramsey në Philadelphia, që deklaroi se peshkaqeni iu afrua “vetëm për ta përshëndetur”.





“Unë e dua atë peshkaqen tigër. U rrita me atë peshkaqen, mendoj se ne ishim adoleshentë në të njëjtën kohë. Dhe kështu e njoh atë për më shumë se 20 vjet”, tha ajo për ‘NBC Today”.
Detarja u shpreh se e kishte vërejtur peshkaqenin që po i afrohej dhe poshtë tij kishte peshq të vegjël.