Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi la telefonin hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi 31 hamburgera te McDonald’s. Të hënën, Kelsey Golden, e cila është punonjëse marketingu në një shkollë, po merrej me librin vjetor të institucionit në kompjuterin e saj në shtëpi. Ajo ishte duke u marrë me disa foto kur 2-vjeçari Barrett filloi të përdorte telefonin e saj, tha ajo për CNN.
Golden shpjegoi se djalit të saj i pëlqen të përdorë aplikacionin e kamerës. “Atij pëlqen të shikojë reflektimin e tij, më shumë sesa të luajë lojëra apo të merret me ndonjë aktivitet tjetër në celular,” – tregoi ajo.
Por këtë herë, Barrett vendosi të porosisë 31 hamburgera në vend se të shohë reflektimin e tij në kamera. Golden mendoi fillimisht se korrieri ishte në shtëpinë e gabuar.
“Pastaj më kuptova se Barrett po luante me telefonin tim”, tha ajo. “Mendova, oh Zot, ai me të vërtetë e bëri këtë.”
Porosia aksidentale ishte edhe më e pavend, sepse “askush në familjen tonë nuk i pëlqen hamburgerat”, tha mamaja e 2-vjeçarit. Kështu që ajo postoi në faqen e saj në Facebook lajmin dhe ofroi ushqimin falas.