Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit dhe Bangkok, i cili po përpiqej të shijonte fshehurazi një cigare në tualet, shkaktoi një emergjencë në ajër pasi i vuri flakën tualetit.
Ekuipazhi i avionit zgjodhi të mos përfshijë policinë lokale tajlandeze në këtë çështje, pasi ekuipazhi arriti të shuante shpejt zjarrin dhe nuk shkaktoi asnjë dëmtim në aeroplan.
Megjithatë, një zëdhënës i linjës ajrore tha se pasagjeri do të përballet me veprime ligjore pasi të kthehet në Izrael nga Tajlanda.
Pasagjeri i varur nga nikotina kishte hedhur bishtin e tij të cigares që ende digjej në një kosh mbeturinash, duke ndezur disa letra të banjos të hedhura aty, raporton Daily Star.
Stjuardesat u lajmëruan menjëherë për urgjencën nga detektorët e tymit në tualet.
Avionit, një Boeing 777-200, nuk i është shkaktuar asnjë dëm afatgjatë, pasi ekuipazhi ajror arriti të hynte në tualet me aparate zjarri përpara se zjarri të përhapej.
Fluturimi vazhdoi sipas planit dhe u ul i sigurt në aeroportin në Bangkok. Pasagjeri u paralajmërua dhe çështja u kalua për ekzaminim të mëtejshëm në departamentin ligjor./Abcnews.al