Kajtazi: Abdixhiku në Amerikë është ftuar si kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se Lumir Abdixhiku është ftuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Paparaci. Kajtazi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Abdixhiku nuk është ftuar në cilësinë e kryetarit të LDK-së por në atë të kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

“Derisa Albin Kurti refuzon kërkesat amerikane, Lumir Abdixhiku ftohet për vizitë në Washington. Abdixhiku nuk është thirrur si kryetar i LDK-së, por si kryeministri i ardhshëm i Kosovës tek i cili beson aleati jonë, Amerike”, ka shkruar Kajtazi.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është shprehur i zhgënjyer me vendimin e fundit të Qeverisë për targat.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit menjëherë pas vendimit të ri për targat.

 

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj.

Ky reagim i SHBA-së pasoi miratimin nga Qeveria e Kosovës të një plani për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat.