




Ekipi kosovar në lojën CS:GO, Bad News Eagles ka arritur në fazën “Legends” në turneun Major në Rio de Janeiro.
BNE-ja të martën triumfoi 2:0 me harta ndaj ekipit GamerLegion.





Për Bad News Eagles ishte fitorja e tretë nga po aq lojë në turneun Major në Rio.
Ekipi kosovar triumfoi 16:9 në hartën Ancient ndaj GamerLegion, ndërsa në Mirage 16:7.
Për BNE-në është paraqitja e dytë në një Major këtë vit. Garoi edhe në Antwerp të Belgjikës.