




Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike e kanë lëshuar mbledhjen.
Kjo pasi deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i tha, deputetes së VV-së, Mirlinda Tishukaj, “je bo si papagall”.
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi i ka ftuar bashkëpartiakët që të lëshojnë mbledhjen, shkruan Eo.
“Unë nuk e vazhdoj mbledhjen pasi ofendoni dhe thërras deputet e VV-së ta lëshojnë sallën”.





Tishukaj ka folur pas prezantimit të raportit të Auditimit për Ministrinë e Arsimit. Duke thënë se VV-ja po korrigjon gabimet e partive të tjera.
“Mos u mundo me ndërtuar çka është e trashëguar nga ministritë e juaja. Ne si VV dihet t’i korrigjojmë gabimet e juaja. Që nga 22 rekomandime i kemi vetëm 11. Ka një përgjegjësi institucionale me pas disiplinë për financa publike. Je mësuar në Polici me fol qysh do, këtu ka rregulla”.
Fillimisht ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci foli për Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t.
Ajo tha se kanë arritur që t’i realizojnë shumicën e rekomandimeve, duke shtuar se e kanë zgjidhur problemin e 32 zyrtarëve serb që nuk janë paraqitur në punë e janë paguar.