




Komentatori politik, Halil Matoshi ka deklaruar se në bazë të informacioneve që ka, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të përfshihen në marrëveshjen finale me Serbinë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.





“Kam informata që Lugina e Preshëvës nuk është përfshirë në marrëveshjen me Serbinë. S’kemi mujt me negociu më shumë, s’kemi kaqik më shumë. Ato janë ide që s’janë kushtetuese e joligjore. Kush të garanton ty që këta që jetojnë në Fushë Kosovë do të kthehen në Preshevës? Në momentin kur Serbia bëhet anëtare e BE-së, të drejtat e shqiptarëve të Preshevës do të jenë sipas Kartës së BE-së, ky është një fakt”, tha Matoshi në Politiko./Gazeta10