




Ky është komunikimi të cilin Agim Bahtiri e ka raportuar në Polici si kanosje
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka denoncuar sot në Polici një rast të cilin ai po e konsideron si kanosje.
Lidhur me këtë rast Bahtiri nuk ka pranuar të flasë. Për KALLXO.com ai ka thënë se rastin e ka Policia.





E Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka iniciuar një rast kanosje.Burime të KALLXO.com thonë se kanosje Bahtiri po e konsideron një komunikim me Saim Xhafën përmes “Viber”-it.
Xhafa ka thënë se nuk e ka kanosur Bahtirin, dhe nuk e mohon që i ka shkruar në “Viber”.Ky është komunikimi në “Viber”, të cilin Agim Bahtiri po e konsideron si kanosje.
/kallxo.com/