




Një mysafir i ftuar në RTK për të analizuar situatën e sigurisë në vend pas vendimit të Qeverisë për targat ka braktisur studion në mënyrë demonstrative.
Eksperti i sigurisë Fatmir Qollakaj është ndjerë jo i respektuar nga televizioni publik, dhe për këtë ka braktisur studion, në mënyrë demonstrative. Kjo situatë ka ndodhur pasi ai kishte pritur mbi 30 minuta, dhe edhe pas kësaj moderatori i kishte kërkuar që të priste edhe pak pasi po tentonin të bënin një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin nga terreni.





“Unë në mënyrë demonstrative po dal nga studio, për me tregu se nuk jeni serioz fare, duke e lënë një njeri me pritë mbi 35 minuta pas orës 11 të natës, prandaj unë po shkoj”, ka thënë Qollakaj, duke hequr vetë mikrofonin, paksa i nervozuar.