Arian Mavriqi ka treguar se dy lejlekëve i janë vendosur GDP në Kosovë dhe kanë mbërritu në Egjipt.
Por ka ende kohë për të parë se në cilin shtet afrikan do të mbërrijnë.
“Nga sot njeri nga Lejekët tanë të zi “Mareci”, (Ciconia nigra), marim sinjalin se eshte futur ne Egjipt, dhe ky fakt na gëzon pa masë, por mbetet akoma kohë që të shohim se nga aty në cilin vend në Kontinentin Afrikan do të gjejë strehim për sa do qëndrojë deri në kthimim prapa në vendlinje, në Kosovë”, thuhet në postim.
“ Ndërkohë që Lejleku tjetër “Serafina” akoma po qëndron në Rumani, dhe shpresojmë që shumë shpejt edhe ajo të vazhdoj tutje, sepse eshte koha e fundit per të, para se të ndryshojnë temperaturat. Me organizim te Ëildlife Albanian Photographers dhe nen udheheqjen profesionale te Dr.sc Qenan Maxhuni (mbeshtetur gjithashtu prej Dr.sc. Ëolfgang Fiedler nga Instituti Max Planck per Ornitologji me seli ne Gjermani), me date 17.08.2022 eshte realizuar aktiviteti i unazimit te 3 individeve dhe vendosja e GPSve ne 2 indivit te llojit Lejleku i zi (Ciconia nigra). Ky aktivitet eshte mbeshtetur edhe nga ekipa e përbëre nga Shoqata e Kosovës për Shpëtim si dhe Kompania Lg Construction Group sh.p.k. te cilet ndihmuan qe ne menyre sa me te lehte te merren dhe kthehen mbrapa ne fole te vegjelit e lejlekut”, thuhet në postim.