Si të kurseni në blerjet e përditshme: Këshilla si të ushqeheni mirë dhe të shpenzoni pak
Të gjithë përpiqemi të shpenzojmë pak dhe të kursejmë, edhe pse kjo gjë në ditët e sotme është bërë mjaft e vështirë.
Por edhe nëse ju duhet t’i reduktoni shpenzimet, kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të ushqeheni mirë.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa këshilla mjaft të vlefshme si të ushqeheni mirë dhe të shpenzoni pak
Mësoni si të zgjidhni
Gjëja e parë që duhet të bëni para se të shkoni në një market me ushqime, është të vendosni se çfarë mund të përballoni të blini dhe çfarë jo.
Bëni një xhiro nëpër market dhe shqyrtoni çmimet, në fund vendosni për produktet që i përshtaten buxhetit tuaj.
Perimet e freskëta, për shembull, mund të jenë shumë të lira, nëse janë të sezonit.
Prandaj zgjidhni këto në vend të atyre të konservuara, gjithashtu në këtë mënyrë do të përfitoni plotësisht nga vetitë e tyre.
Kërkoni recetat më të përshtatshme
Filloni me recetat që dëshironi të bëni dhe shënoni përbërësit që ju nevojiten.
Duke pasur një listë të saktë ju do të shmangni blerjet e panevojshme.
Përgatisni menunë tuaj ditore me përbërësit më të mirë, por gjithashtu jini të hapur ndaj ndryshimeve.
Shpesh, një përbërës i veçantë ose shumë i shtrenjtë në fakt mund të zëvendësohet me një më të lirë.
Përdorni ushqimet e mbetura
Në kuzhinë mund të përgatisni shumë pjata me ushqimet apo përbërës të mbetur. Ato mund të përfshihen në supa, oriz, pjata me makarona etj.
Përdorni më tepër erëza
Shpesh një recetë kërkon një sërë erëzash të veçanta që mund të mos i keni blerë. Në fakt, shumë nga këto përzierje mund të përgatiten edhe me erëzat që ju mund t’i keni në shtëpi. Mësoni mënyra si t’i kombinoni dhe përshtatini sipas shijes tuaj.
Blini pjesë të tëra mishi
Shumë prej nesh janë mësuar të blejnë ushqim me copa dhe sigurisht kjo rrit shpenzimet.
Blerja e një pule të tërë, për shembull, është shumë e përshtatshme, sepse mund ta përdorni në një mijë mënyra.
Mund të piqni gjoksin, të përgatisni një tavë në furrë me kofshë dhe patate, të skuqni krahët dhe pjesën tjetër ta përdorni për të përgatitur lëng mishi të ushqyeshëm dhe të shijshëm me të cilin mund të përgatisni supë.
Dhe nëse ju mbetet mish pule nga dreka, me të ju mund të përgatisni sanduiçë.
Mësoni si të përdorni mirë enët e gatimit
Nëse vërtet dëshironi të kurseni para në kuzhinë pa hequr dorë nga shija dhe përfitimet, duhet të mësoni se si të përdorni edhe tenxheret dhe pajisjet.
Mikseri apo tigani, mund të jenë shumë të dobishëm për përgatitjen e pjatave të mira, por jo shumë të shtrenjta. /AgroWeb.org