




Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi tha se ka “një mori aktivitetesh që mund të ndërmerren” për t’i kundërshtuar politikat e Qeverisë Kurti, “pse jo edhe protesta”.
Këto komente ai i bëri në Frontal të T7, kur u pyet ta zbërthejë më shumë idenë e “frontit të përbashkët politik”, të cilën kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e përmendi të dielën në një konventë të partisë.





“Nuk dua këtu t’ju tregoj se ç’duhet të bëjmë, por të ulemi njëherë dhe të mendojmë se çfarë duhet bërë”, tha Sherifi.
Ai përmendi mundësinë e organizimit të “tubimeve informative” edhe “jashtë parlamentit”, edhe “në parlament”, por edhe “në studio televizive”.