Zyrtari i PDK-së, Bekim Çollaku ka deklaruar se më në fund Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar një stabilitet dhe ka nisur reformat.
Ai tha se lëshimet dhe gabimet nga qeverisja e kaluar e PDK-së, kanë lënë shenja dhe shton se “megjithatë PDK është e gatshme t’i ofrojë vendit një qeverisje të duhur”.
Kjo ka bërë që të reagoi bashkëpartiaku i tij, Nijazi Kryeziu i cili ia përmend Çollakut shampanjën për liberalizimin e vizave.
“Interesante ky sikur mos me pa qenë pjesë e qeverisjeve të PDK.Është mirë me mbledh kryesinë e partisë edhe me hap shampanjat sikur që i hapje për “Liberalizimin e vizave për Kosovën”, në emër të reformës partiake”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Bekim Çollaku ” lëshimet dhe gabimet nga qeverisja e kaluar e PDK-së, kanë lënë shenja”.
Interesante ky sikur mos me pa qenë pjesë e qeverisjeve të PDK.
Është mirë me mbledh kryesinë e partisë edhe me hap shampanjat sikur që i hapje për “Liberalizimin e vizava për Kosovën”, në emër të reformës partiake.
Ti ke qenë ndër ministrat që nuk mbahesh mend për asgjë përpos për skenën e shampanjës në zyrën tende, me ty nuk e di se çfarë reforma fillojnë në PDK.
Riciklim po, reformë nuk e di sa mund të bëjmë, dmth ti bën edhe disa të tjerë 20 vjet në politikë, ju mundeni përjetë me qenë në pozita e demokratëve ua shitni reformën!
Cilën degë e ke vizituar apo me cilën degë ke punuar për 20 vjet, ti ke qenë shërbetor i kabineteve, por nuk ju ke shërbyer kurrë strukturave të partisë, problem e ke me i ditë emrat ma shumë se 3 kryetarëve të degëve!