




Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se pas varrimit të veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci, i cili humbi jetën në aksident automobilistik që ka ndodhur dje në Dobroshec, janë pajtuar dy familjet.
“Familja e veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci u pajtua me familjen që shkaktoi aksidentin tragjik”, ka njoftuar Lladrovci.





I pari i Drenasit ka thënë, se Fitim Krasniqi meriton respekt për gjestin e bërë.
“Pas varrimit të Selverit, familja Lladrovci ia shtriu dorën e pajtimit familjes Mjekiqi. Pajtimi e lehtësoi dhimbjen për dyja palët. Respekt për Fitim Lladrovcin dhe të gjithë ata që pajtojnë”, theksoi Lladrovci.
Kujtojmë, se varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit Gllanasellë të Drenasit.