




Klubi Austriak i Automoto ÖAMTC dhe Shërbimi Austriak i Shërbimeve Rrugore ARBÖ paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve motorike se nga data 1 nëntor në Austri, sipas rregullave në fuqi, makinat në trafik duhet të kenë të vendosura goma dimërore në rrota, përcjell albinfo.ch.
Ligji parasheh pajisje të detyrueshme dimërore nga 1 nëntori i këtij viti deri më 1 prill të vitit pasardhës.





Gomat e duhura të dimrit duhet të kenë një nga këto shenja: M&S ose M/S; M+S ose MS.
Për ata që nuk respektojnë vendimin e detyrueshëm për gomat e dimrit, ligji ka parashikuar dënime jashtëzakonisht të rënda për shoferët.
Policia rrugore austriake mund të shqiptojë gjoba deri në 5000 euro për pronarët e veturave të cilët në periudhën nga 1 nëntori deri më 15 prill nuk kanë goma dimërore në rrota kur lëvizin në rrugët austriake.