Rasim Avdyli, së fundmi ka publikuar video ku shihet duke pirë raki. Ai nuk po mund ta kalojë lehtë ndarjen nga e dashura, të paktën është bërë e ditur nga ai deri më tani. Në videon e më poshtme mund të shikoni gjendjen emocionale të Rasimit pas ndarjes nga e dashura e tij gjermane, shkruan pemajetes.com.
Në një video tjetër, të publikuar poashtu nëpër rrjetet sociale, ai shihet të jetë tejet i mërzitur, pasi si duket nuk është duke e kaluar lehtë ndarjen nga e dashura gjermane.
“Më shkoj jeta veq tu vujt”, ka shkruar në këtë video, në të cilën ai shihet duke qarë dhe duke dëgjuar muzikë vajzuese të Mentor Kurtishit.
Mërgimtari kishte pasur kriza të vazhdueshme me të dashurën e tij gjermane kohë të fundit. Kjo, sipas tij kishte ardhur për shkak të xhelozisë, pasi që Rasimi kishte biseduar me disa femra live në tiktok.
Ai, përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social në Youtube, kishte thënë se femrat shqiptare, të cilat janë, siç i quan ai, “pa moral, pa familje”, po duan me e nda nga e dashura e tij gjermane. Madje, ai në këtë video ka publikuar edhe pamje të të dashurës së tij gjermane duke qarë.
“Ata vllaznit e mi që më duan, ato motrat e mia që më dhanë respekt, unë ua kthej respektin dy here dupllo, a për ato që kanë met sakaqeve, që nuk i kqyr kërkush, ato janë pa moral, pa familje pa kërkanin hiq. Ju marroftë Zoti ju marroftë”, kishte thënë Avdyli në videon e tij.