Ditë më parë në një shkrim autorial të publikuar në mediumin e tij, Veton Surroi, kishte hedhur akuza ndaj gazetarit dhe publicistit Baton Haxhiu të cilin e ka quajtur bashkëpunëtor të Shërbimit Sekret Serb.
Derisa gazetari Haxhiu duket se nuk e ka ndërmend të polemizojë me Surroin duke mos u marrë me këto akuza, në vend të tij, djali i z Haxhiu, Andi Haxhiu ka bërë një shkrim autorial ku flet për ‘veprimtarinë’ e Veton Surroit.
Andi Haxhiu në shkrimin e tij, ndër të tjerash i është referuar autorit britanik Ivor Anthony Roberts, i cili në librin e tij ka shkruar se ish- presidenti i Serbisë Slobodan Millosheviq kishte preferuar për kryeministër të Kosovës Veton Surroin e jo Bujar Bukoshin.
Por kush është sir Ivor Anthony Roberts dhe për çfarë e përmend Veton Surroin?
Ivor Anthony Roberts është diplomat anglez, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në Jugosllavi gjatw viteve 1994–1997, në Irlandë dhe Itali si dhe ish-president iTrinity College në Univeristetin e Oxfordit.
Ai në vitin 2016 kishte botuar librin e tij ‘Bisedat me Millosheviqin” (Conversations with Milosevic), në të cilin përmend emrin e Veton Surroit, emër ky sipas tij i pranueshëm nga ish- krimineli serb për kryeministër të Kosovës.
Në librin e tij Ivor Anthony Roberts thekson se gjatë një bashkëbisedimi me Millosheviqin, ky i fundit i ishte shprehur se nuk e donte Bujar Bukoshin, por se në vend të tij preferonte Veton Surroin për kryeministër.
“Duke vazhduar, u riktheva te baza e kërkesave te Grupit te Kontaktit, qe kërkonte tërheqjen e forcave te sigurisë nga Kosova. Kjo shkoj drejt një diskutimi: përgjatë periudhës kur u qetësua situata, qe atij do te ua mundësonte te tërhiqej. Unë i thashë qe ai do duhej te merrte hapin e parë. Pa tërheqjen e forcave, Rugova dhe negociatoret e tij nuk do te kishin mbështetjen e nevojshme politike te ndërlidhen ne dialog. Ata [Rugova dhe negociatoret e tij] kishin ndërmarrë rreziqe fizike dhe politike substanciale ne takimin me Milosevic. Milosevic [duke u referuar takimit] bënte “zhurma” pozitive për takimin dhe përmendi Veton Surroin (editorin e gazetës udhëheqëse ne Kosove) në veçanti si KRYEMINISTER në vend të Bujar Bukoshit”, ka shkruar në librin e tij Sir Ivor Anthony Roberts. /Periskopi/