Hyseni: Albin Kurti s’do të arrijë kurrë ta zbatojë vendimin për targat, e shohim pas 6 muajsh

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti asnjëherë nuk do ta zbatojë marrëveshjen për targat.

Sipas Hysenit, Kurti është “duke bërë politikë turmash”.

Sipas Hysenit, Kurti këtë politikë është duke bërë “për të dalur i fortë para elektoratit”.
“Mirë që jemi para kamerave. Albin Kurti asnjëherë nuk do ta arrijë ta zbatojë këtë vendim për targa. Po bën lojë, po bën politikë turmash. Për ata që ju tingëllon mirë qysh Albin Kurti qenka deri në atë shkallë të jetë i fuqishëm që e merr guximin të krekoset edhe me ata aleatë që pa ta Kosova nuk do të ishte kjo që është e as Albin Kurit nuk do të ishte kryeministër’, ka thënë Hyseni në Pressing të T7.

AI po ashtu në këtë aspekt e ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tij, Kurti e Osmanit iu drejtohen turmave digjitale e jo bashkësisë ndërkombëtare.

Hyseni ka kërkuar që të zbatohet kërkesa perëndimore që vendimi për targa të shtyhet për 10 muaj.

“Rruga e tretë është përfillja e kërkesës dashamirëse e SHBA’ve dhe Quintit që të shtyhet kjo marrëveshje për 10 muaj, gjithnjnë më qëllim lënien e rrugës hapur për t’u ulur e për të biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hyseni. /Express