




Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka kërkuar ndërtimin e një “qasjeje të përbashkët” opozitare për ta kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ta ndërtojmë një qasje të përbashkët për t’i kundërshtuar politikat e Z. Kurti”, tha Sherifi në Frontal të T7, duke folur për idenë e “frontit të përbashkët politik”, të cilin kryetari Fatmir Limaj e përmendi të dielën në një konventë të partisë.
Sherifi tha se s’kanë “asgjë personale me Z. Kurti”.
“Ai vazhdon nga pozita e kryeministrit të bëjë opozitë me video”, tha ndër tjerash ish-deputeti.