




Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu përmes një shkrimi autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për qëndrimin karshi veprimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti në raport me kërkesat amerikane.
Haxhiu ka kritikuar shefen e shtetit se s’po flet për Kurtin derisa kujton deklarime e shpeshta për Edi Ramën dhe nismën “Open Ballkan”





“A ka diçka për të thënë Vjosa Osmani, e cila ndërsehet duke hingëllirë ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për platformën e Ballkanit te Hapur nëpër medie ndërkombëtare dhe e mbyll gojën si servile për faktin se vendi i saj po korrë suksese të pamatshme ekonomike dhe tregtare me Serbinë?”, ka shkruar Haxhiu.
Ai e ka quajtura Osmanin “interesxhike të ngushtë” , duke thënë se e tillë ka qenë edhe kur e ka quajtur Kurtin si Hugo Chavez por edhe tash kur sipas Haxhiut po shërben si “zëdhënëse e Kurtit”.





“Natyrisht se jo, sepse ajo interesxhike e ngushtë ishte kur e quante Albin Kurtin Hugo Chavez, interesxhike e ngushtë mbetet edhe tani kur i shërben vetëm si zëdhënëse”, ka shtuar tutje.