




Ekipi kosovar Bad News Eagles do ta nisë sot eksperiencën në turneun më të madh në botë të CS:GO, i cili do të mbahet në Rio de Janiero të Brazilit.
“Shqiponjat shqiptare” në rundin e parë do të përballen me ekipin Zerozeronation, ndërsa loja do të fillojë në orën 16:15 me kohën tonë lokale, shkruan “Gazeta Express”.
Bad Neës Eagles synojnë ta nisin me këmbë të mbarë turneun Major.
Ata arritën rezultate historikë këtë vit, duke u bërë sensacion në Kosovë dhe në botë. /Gazeta Express/