Këshilltarja e Kryeministrit Albin Kurti, zonja Ardita Sinani është shprehur tepër e kënaqur që sot me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovë, raporton rtvpresheva.com
Ardita Sinani që në ditën e emërimit për këshilltare nga ana e Kryeministrit Kurti kishte marr zotimin e këti të fundit se mjetet e parapara në buxhetin e Kosovës për Luginë do të realizohen së shpejti përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sinani e ka quajtur lajm të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës ditën e sotm.
“Ashtu siç u dakorduam me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti që nga emërimi në detyrën e Këshilltares Politike, sot u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi. Përmes këtij Memorandumi, të nënshkruar nga Kryeministri Kurti dhe kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi, shqiptarët e Luginës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar do të përfitojnë përkrahjen financiare për ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës” ka shtuar Ardita Sinani duke theksuar se në bazë të këtij Memorandumi, Këshilli Kombëtar Shqiptar obligohet që të operacionalizojë Fondin për mbështetje financiare për Luginën.
Këshilltarja e Kryeministrit i është falemnderuar pafundësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht kryeministrit, z. Albin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc/rtvpresheva.com