




Të enjten që shkoi Serbia nuk e ka lënë të hyjë në Beograd, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Bislimi kishte kryer më shumë se gjysmën e rrugës për të arritur në Beograd, aty ku po mbahej konferenca e cila temë diskutimi kishte raportet në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.





Kjo e fundit, e ktheu zëvendëskryeministrin me arsyetimin se nuk garantojnë sigurinë e tij, duke “dëshmuar”, se nuk është për normalizim të raporteve me Kosovën. Serbia është kritikuar si nga Bashkimi Evropian, ashtu edhe nga pozita e opozita e shtetit të Kosovës.