




Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pasi Departamenti i Shtetit u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë Kurti, e cila nuk dëgjoi kërkesën e tyre për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat.
Përmes një postimi në Facebook, Mirena ka pyetur nëse një gjë e tille ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës, që DASh-i të shprehet i zhgënjyer me veprimet e Qeverisë.
“Unë për vete se di. Duket se ky sukses duhet t’i atribuohet luanit te shqiptarisë, Albin Kurti, si i pari shqiptar pas diktatorit komunist, Enver Hoxha, qe ia përplas fytyrës një ‘jo’ te madhe imperializmit amerikan…”, ka thënë ai.





Postimi i plotë i Mirenës:
A ka ndodh ndonjehere ne historine e Kosoves, ne dekadat e fundit, qe Departamenti i Shtetit i ShBA’se ne nje komunikate zyrtare me e theksu “qe jane te zhgenjyer dhe te shqetesuar” me veprimet e Qeverise se Kosoves?
Une per vete se di.
Duket se ky sukses duhet t’i atribuohet luanit te shqiptarisë, Albin Kurti, si i pari shqiptar pas diktatorit komunist, Enver Hoxha, qe ia perplas fytyres nje ‘jo’ te madhe imperializmit amerikan…