Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare e cila po ngushëllon Serbinë për humbjen e Kosovës, atëherë le ta bëjnë me dhurata tjera, jo më duke e shkelë Kosovën dhe shtetësinë e saj.
“Serbia është pengesa dhe rreziku i vetëm në Ballkan. Është aleatja e vetme e Rusisë këtu. Është sabotuesja kryesore e Bosnës dhe Kosovës por edhe e Malit te Zi në një shkallë tjetër. Është Serbia që për 10 vite shqelmoi edhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, edhe pse ishin në favorin e saj shumica nga to”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Kosova s’ka halle berthamore
Nëse Amerika dhe Evropa duan ta ngushellojne Serbine per « humbjen » e Kosoves, atehere le ta bejne me dhurata tjera, jo më duke e shkele Kosoven dhe shtetesine e saj.
E kuptoj shume mire dashnine e papritur ndaj Ballkanit per shkak te luftes ne Ukraine dhe i gezohem kesaj dashnie. Megjithate, nuk arrij te kuptoj pse duhet te krijohen probleme afatgjata ne Ballkan dhe (perseri) ne kurriz te shqiptareve nën pretekstin e luftes ne Ukraine?!
Ne kemi halle qe nuk jane aspak berthamore. Prandaj mendoj qe ambasadori Hill ne Beigrad dhe te gjithe diplomatet e perendimit u zgjuan vone nga hipnoza e « Serbise evropiane » te cilen edhe disa shqiptarë e futen ne mendjen e aleateve tane. Jo! Serbia nuk ishte dhe nuk eshte evropiane aspak ne qasjen e saj politike ndaj fqinjeve dhe ndaj Evropes. E di qe edhe Hill e Escobar e kane me te lehte ta qortojne Kosoven ne disa raste por mirekuptimit qe keta e kane ndaj Vuçiqit i ka dale boja.
Serbia eshte pengesa dhe rreziku i vetem ne Ballkan. Eshte aleatja e vetme e Rusise ketu. Eshte sabotuesja kryesore e Bosnes dhe Kosoves por edhe e Malit te Zi ne nje shkalle tjeter. Eshte Serbia qe per 10 vite shqelmoi edhe marreveshjet e neshkruara ne Bruksel, edhe pse ishin ne favorin e saj shumica nga to.
Kosova s’ka çka jep më, merrni vesh! Kosova nuk eshte kusur per pazare qe behen larg Ballkanit. Kosova s’ka probleme me asnje vend, as me Serbine madje. Serbia ka probleme me Kosoven. Atehere, nese doni pershpejtim te proceseve, e keni shume kollaj te dashur diplomatë, kerkoni nga Serbia te sillet si shtet normal ne respekt te realiteteve politike ne Ballkan.
Kosova eshte e humbur per te, mjafton vec t’ia rikujtoni.
Nderkohe, e mbeshtes pa asnje rezerve qasjen e qeverise se Kosoves ndaj temave qe lidhen me Serbine. Shtyerje e adaptime mund te kete sikur tash per targat, por qellimi nuk guxon te ndryshoje: Shtetëzimi i çdo cepi te Kosoves dhe i çdo fushe te jetes brenda saj.
E ata qe porosisin jargitje nga Grenelli sa per t’i lag fytat e tyre n’lehje e siper, ju garantoj qe Kosoven kurre hall s’e kane pase. Ata lehin per ashtat qe lepinin terrasave e studiove televizive ne kohen kur bandat e zhbenin Kosoven dhe grenellat idolizoheshin. Tash perseri lehin por ashta s’ka më.