Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne prodhoi një moment magjie teksa bëri një pasim sensacional për Bernardo Silvën gjatë ndeshjes kundër Leicester Cityt.
De Bruyne ndezi pjesën e parë teksa zgjodhi Silvën me një pasim të jashtëzakonshëm dhe akrobatik që bëri që fansat të flasin në internet.
Ylli belg kërceu lartë për ta arritur topin, por përveçse e kontrolloi atë, ai edhe kompletoi një pasim mahnitës mbi kokë për bashkëlojtarin e tij portugez, Silva.
Ky pasim i bukur po vlerësohet lartë nga tifozët në rrjetet sociale.
Megjithatë, sikur Silva të kishte gjetur rrugën e rrjetës, atëherë padyshim se ky do të ishte asistimi i sezonit.
Ndryshe, De Bruyne më vonë në pjesën e dytë shënoi një supergol nga goditja e dënimit dhe ishte goli i fitores 1-0 për Cityn ndaj Leciesterit. /Telegrafi/