




Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Kurti.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se Kurti po ngul këmbë në çështje teknike.





Megjithatë, deputetja e PDK’së thotë se kryeministri do të humbë përkrahjen që do i duhet për çështje madhore me interes kombëtar.
“Ngul këmbë në çështje teknike POR do të humbë përkrahjen që do të i duhet në vendime e kompromise për çështje madhore me interes kombëtar”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.