Me përgatitje të këtillë të specave, nuk do të lëni asgjë në pjatë
Këtë ushqim i shijshëm jua rekomandojmë për kafjall apo darkë.
Përbërësit:
– 6–7 speca,
– 150 g djathë,
– 100 gramë proshutë,
– 50 gramë sallam çaji apo ndonjë sallam tjetër,
– 1 vezë,
– 1 thelb hudhre,
– pak piper,
– fletë majdanozi,
– kaçkavall.
Përgatitja:
Specat lani, pritni përgjysmë dhe hiqjani farat.
Djathin thërrmojeni, shtoni vezën dhe proshutën e grirë në rende apo proshutën e çajit.
Shtoni hudhrën e grirë, fletë majdanozi dhe piperin. Të gjitha përzieni dhe mbushni specat.
Sipër qitni kaçkavallin e grirë në rende.
Piqni në 200 gradë Celsius rreth 20 – 30 minuta.
Ju bëftë mirë.