Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Berat Buzhala.
Islami përmes një postimi në Facebook, shprehet se Buzhala është i neveritshëm deri në pafundësi dhe tash është i pafuqishëm të vjel para nga buxheti i Kosovës, përmes reklamave sikurse që ishte mësuar deri tash dhe ishte bërë milioner me qeveritarët e mëhershëm.
Tutje Islami shprehet se Buzhala është i hipnotizuar nga emri i Albin Kurtit dhe nuk mund të dal nga orbita Kurti.
Ai thotë se Buzhala e ka bërë vetëm skizofren, dëgjon zëra dhe flet me dikë, ndërsa e ndjek gjithmonë hija e Kurtit.