




Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për të mos e shtyrë vendimin për targat sipas kërkesës ndërkombëtare.
Tahiri në profilin e saj ka shkruar se Qeveria Kurti ka bërë dy gabime, fillimisht duke mos shtyrë vendimin dhe pastaj duke mos u koordinuar me partnerët për propozimin e dytë dhe modifikimin e implementimit të vendimit për targat.





Ajo thotë se këto janë dy dështime politike dhe e ka cilësuar si një injorancë politike.
“Qeveria as nuk e zbatoi marreveshjen per targa dhe as nuk koordinoi me partneret amerikan. Dy deshtime! Injorance politike!”, ka shkruar Tahiri.