




Këtë javë, në emision Kojshia Show, mysafir ishte gazetari Arjan Konomi. Ai në këtë emision foli për vizitën e tij që kishte bërë në Kosovë në kohën kur po zhvilloheshin protestat e studentëve kundër agresionit serb si dhe takmin e tij me celulat e para të UÇK’së në Drenicë, transmeton Korrespodenti.
Gazetari shqiptar në këtë emision tregoi edhe për një tragjedi që kishte në Itali, nga e cila thotë se ishte i involvuar edhe shërbimi sekret serb.





“Interesat italiane ishin shumë të forta në Kosovë dhe një nga ato punët që unë do të bëja,ishte një raport në lidhje me telekomin italian që po e blinte telekomin jugosllav. Interesat financiare ishin shumë të mëdha dhe një luftë e madhe mes shërbimeve sekrete, të cilët vendosën të më shkatërronin. Arritën deri diku, por nuk dua të flas tani”, thotë i përlotur gazetari Arjan Konomi.
Shikojeni minutën e 119 të emisionit për ta parë këtë moment kur gazetari Arjan Konomi flet për tragjedinë që i kishte ndodhur atij në Itali. /Korrespodenti